Zhurmë e madhe që krijuar me 1 shkurt të këtij viti, kur Banka Qendrore miratoi rregulloren që ndalonte funksionimin e valutës serbe brenda territorit të Kosovës.
Opinionet u ndan në dy tabore, në njërën anë qeveria krekosej se përmes BQK-së po ndalonte ilegalitetin e monedhave serbe në Kosovë, e në anën tjetër opozita e sulmonte Qeverinë se këtë po e bënte për nacionalizëm.
10 muaj pas, dinari vazhdon të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe. Kjo u dëshmua edhe përmes qasjes së lehtë që pati Kiks Kosova në këto vende jo vetëm në këmbimin e valutave por edhe blerjen me dinar.
Sidoqoftë, ndalesa që bëri BQK-ja, kur vendosi ta shpallë ilegale valutën serbe që po shfrytëzohej si e vetmja në komunat me serbë, nuk është që ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit, ashtu siç u raportua.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, madje thotë se kjo rregullore nuk është diçka e re.
Këtë lëvizje të Bankës Qendrore të Kosovës, Rafuna e sheh si hap të duhur, mirëpo e udhës sipas tij do të ishte koordinimi paraprak me vendet e huaja.
Vendimi për valutën që u tha që u ndalua kishte sjell protesta të shumta në pjesë të ndryshme të Kosovës.