Kurti njofton nisjen e procedurave për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

E publikuar: 23/11/2024 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka njoftuar nisjen e procedurave për ankandin e parë të erës po me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID-it.

 “Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MË e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë. Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MË, me mbështetje të IFC e USAID. Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.