Konfiskimi i armatimit dhe uniformave ushtarake në veri, Sveçla: Nuk janë veç mbetje të bandave kriminale e terroriste

E publikuar: 20/11/2024 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar operacionet policore të dy ditëve të fundit në veri të vendit, ku u zbuluan dhe konfiskuan armë dhe pajisje ushtarake.

Sveçla ka thënë se për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.