‘Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve’

E publikuar: 20/11/2024 07:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë se edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave,” deklaroi Lutfiu.

Ai theksoi se ky vendim hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke shtuar se spastrimi etnik i shqiptarëve në Medvegjë duhet të marrë një verdikt ndërkombëtar.

“I ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit,” përfundoi Lutfiu, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Kjo çështje mbetet një nga temat më të ndjeshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët përballen prej vitesh me sfida serioze lidhur me të drejtën e banimit dhe dokumentacionin.