Ofendimet për nënën – Vëllai i Xhenetës futet në BBVK, ka një paralajmërim për Xuxin

E publikuar: 15/11/2024 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xheneta javën e kaluar ka shpërthyer në lot pas debatit që pati me Xuxin, në lidhje me videon që doli në dhomën e ditës.

Ajo hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e cila tregonte Xuxin duke e përmendur nënën e Xhenetës se si e ka lënë.

Ndërsa sot në shtëpi hyri vëllai i saj.

“Jam shumë krenare për ty. Vazhdo se qysh je, je shumë mirë dhe jo me banalitet, lot më jo”, i tha ai asaj.

Vëllai i Xhenetës ia tërhoqi vërejtjen edhe Xuxit, madje ia përmendi historinë me vajzën e tij.

“Pas 29 vitesh je taku me vajzën tendë, çka ka ba nëna e Xhenetes e ke ba edhe ti. Je me lu me Xhenetën dhe jo më familjen e saj. Të lutëm për shkak të moshës mos vazhdo më ka pjesa familjes.

Xuxi i tha: Ma bëj halall