Hoti thotë se te buxheti janë dy shkelje ligjore: Te tatimi në pronë dhe ligji i pagave

E publikuar: 11/11/2024 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e Kuvendit ku po debatohet projektbuxheti për vitin 2025, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se ky është një buxhet i përkohshëm, i cili sipas tij nuk do të zgjasë, pasi do të vijë qeveria e re.

Ai ka thënë se asnjë projekt i premtuar nga qeveria, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, në infrastrukturë, nuk janë realizuar nga qeveria.

Ai ka thënë se buxheti në fjalë ka dy shkelje ligjore, te tatimi në pronë dhe ligji i pagave.

“Buxheti gjatë këtij mandati për qeverinë ka qenë 11.4 miliard euro, buxheti 4 vjeçar. Ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar. Në këtë qeveri norma e realizmit të projekteve kapitale është 40 për qind. Mungesë total të dialogut social. Është përkeqësuar ambienti i të bërit biznes në Kosovë. Kosova është duke pësuar kolapsin demografik që e kemi paralajmëruara. Sot kemi 4900 biznese më pak, biznese aktive. Deficiti itregut gjatë këtyre katër viteve është thelluar 2 miliard euro shtesë, tregon mungesën e prodhimit vendor. Është e logjikshëm që standardi i jetës në Kosovë është përkeqësuar. Ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore te tatimi në pronë dhe ligji i pagave”, ka thënë ai./EO