Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot se është viti i katërt me radhë me humbje në investime kapitale.
Ish-kryeministri, në një postim në Facebook, ka shkruar se në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%.
“Janë shpenzuar 325 milionë euro, nga 913 milionë euro të parapara në buxhet. Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, shkruan ai.
Tutje, deputeti i LDK-së përmend me realizim shumë të ulët, si Ministria e Industrisë 4%; Ministria e Drejtësisë 4%; Ministria e Financave 7%; Ministria e Bujqësisë 7%; Ministria e Arsimit 16%; Ministria e Ekonomisë 16%; Ministria e Shëndetësisë 19%; Ministria e Brendshme 20% dhe Ministria e Kulturës 34%.
“Tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetëm 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk ka asnjë investim për ujitje të tokave bujqësore”, shkruan Hoti.
POSTIMI I PLOTË:
I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%. Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet.
Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.
Ja disa ministri me realizim shumë të ulët:
- Ministria e Industrisë 4%;
- Ministria e Drejtësisë 4%;
- Ministria e Financave 7%;
- Ministria e Bujqësisë 7%;
- Ministria e Arsimit 16%;
- Ministria e Ekonomisë 16%;
- Ministria e Shëndetësisë 19%;
- Ministria e Brendshme 20%;
- Ministria e Kulturës 34%;
Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetëm 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk ka asnjë investim për ujitje të tokave bujqësore.