Ministri i Luksemburgut nesër takohet edhe me Bislimin, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

E publikuar: 03/11/2024 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xavier Bettel, ministër i Punëve të Jashtme të Luksemburgut / Foto: FB

Xavier Bettel, ministër i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, nesër do të vijë në Kosovë.

Përvec Osmanit dhe Gërvëllës, Bettel do të takohet edhe me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit do të mbajnë konferencë për media dhe do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.

Takimi do të nisë në ora 13:55, ndërsa konferenca në 15:00.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 13:55

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e qeverisë.

Pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media, në kuadër të së cilës do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi mes palëve.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 15:00