Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Haradinaj tha se pa sakrificën e heronjve, nuk do ta kishte mbërri liria.
“Në përvjetorin e rënies heroike të heronjve tanë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nderojmë këtu ku pushojnë e po ashtu, nderojmë edhe tek vendi i rënies. Nuk ndalemi asnjëherë me i kujtu e nderu, vitet kalojnë por e vërteta mbetet e njëjtë. Pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur për liri, nuk do ta kishim mbërri lirinë”, tha Haradinaj./EO