Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht.
Kështu u shpreh ai përmes një postim në Facebook.
“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre. Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve”, ka shkruar Durmishi.