Klinaku për Gërvallën: Mjerim kush e përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së

E publikuar: 30/10/2024 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka komentuar deklaratën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Sigurimit të OKB-së, e cila e cilëson Oliver Ivanoviqin si “politikanin më të shquar serb”.

Klinaku ka shkruar se po quhet serb i ndershëm një kriminel që ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët nga veriu i Mitrovicës.

“Mjerim kush e përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së”, ka thënë Klinaku.