Një rast tragjik ka ndodhur sot, në Pejë. Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Viktima tani më emër i njohur, Laurant Podrimçaku i kishte vjedh armën babait të tij i cili ishte zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Siç njofton Policia e Kosovës, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.