FILE – Tesla CEO Elon Musk speaks before unveiling the Model Y at Tesla’s design studio in Hawthorne, Calif., March 14, 2019. Musk’s legal team is demanding to hear from a whistleblowing former Twitter executive who could help bolster Musk’s case for backing out of a $44 billion deal to buy the social media company. Twitter’s former security chief Peiter Zatko received a subpoena on Saturday, Aug. 27, 2022, from Musk’s team, according to Zatko’s lawyer and court records. (AP Photo/Jae C. Hong, File)
Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës së investimeve në Riad, përmes një video.
Ai shprehu optimizëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por vuri në dukje se ka një shans 10 deri në 20 për qind që gjërat të shkojnë keq dhe përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, se AI mund të përbëjë një “kërcënim ekzistencial”, sipas Bloomberg.
Sipas Musk, sistemet e Inteligjencës Artificiale janë dhjetë herë më të mirë sesa ishin në 12 muajt e mëparshëm dhe “ndoshta në një ose dy vitet e ardhshme” ata do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që njerëzit mund të bëjnë.
Elon Musk njoftoi se kompania e tij SpaceX do të nisë anijen kozmike Starship në Mars pas dy vjetësh dhe se anija kozmike do të ketë një ekuipazh njerëzor për katër vjet.