Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se i është zhbllokuar xhirollogaria e komunës.
Përmes një postimi në Facebook, meritorë për këtë zhvillim e bëri presionin publik.
“Presioni publik dha rezultat. Faleminderit mediave kudo për angazhimin e sotëm. Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar.
Puna do të vazhdojë e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve.”
Përndryshe, Muharremaj të hënën njoftoi se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar.
Kjo, sipas tij deri të procedohen vendimet gjyqësore apo përmbarimore.