Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

E publikuar: 29/10/2024 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie.

Kurti fillimisht ka paraqitur të arriturat e Qeverisë së tij, ku përmendi mbështetjen e prodhuesve dhe mbështetjen për familjet që sipas tij, ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës. Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij.

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”.

Ai më tej shtoi se ekonomisë së Kosovës çdo vjet shtohet nga 1 miliard euro “sivjet po e kalojmë 10 miliardshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11 miliardshin”.

“Për vitin 2025 për shpenzim shënon nivelin 2.3 miliardë euro. Kjo nuk është bërë duke rritur tatimet për qytetarët madje kemi liruar edhe tatimet. Rritjen e të hyrave tatimore e kemi bër duke e luftuar kontrabandën”, tha Kurti.

“Për këto ktër vite, BPB është rritur sivjet dhe do ta kalojë 10 miliardë dhe pritet të shkojë 11 miliardë euro. Sivjet po e kalojmë 10 miliardë e vitin e ardhshëm do ta kalojmë 11 miliardhshin. Kemi shtim të vendeve të punës dhe aktualisht kemi 75 mijë vende të reja të punës”, tha Kurti.

“Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në lonjë me rritjen ekonomikë dhe fatmirlsisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk”./EO