Që para fillimit të BBVK3, në rrjet flitej shumë për Einxhel Shkirën dhe arsyen e mospranimit të rolit si opinioniste, shkak një sherr me Olsa Muhametin.
Zërat nuk ngelën zëra,pasi vetë Einxhel foli mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ku tregoi arsyen që e shtyu të mos pranonte. Publiku e ndoqi dhe një ndër to mesa duket paska qënë dhe vetë Olsa!
Këtë vit, Olsa Muhameti i është dedikuar plotësisht BBVK dhe në profilin e saj gjen dhe shikon vetëm Big Brother, por një tjetër emision me një tjetër personazh si Einxhel e kanë bërë të harrojë detyrën sepse ka reaguar menjëherë duke i dedikuar statuse në Instastory situatës me moderatoren.
“Kur mendon se po gënjen të tjerët,por në fakt po gënjen veten tënde.Më dhimbsesh!”-ka shkruar Olsa