OJQ-të në veri e ndërpresin bashkëpunimin me EULEX-in, thonë se s’mori masa me rastin e arrestimit të qytetarit serb

E publikuar: 27/10/2024 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqëria civile serbe në veri të Kosovës e kanë ndërprerë bashkëpunimin me Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Organizatat: Aktiv, Qendra për Veprim Afirmativ Social – CASA, Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC, Instituti i Zhvillimit Ekonomik Territorial – InTER

Nisma e Re Sociale – NSI pretendojnë se EULEX-i nuk ka reaguar ndaj thirrjes së tyre për të marrë masa ndaj arrestimit të një qytetari serb, Millosh Subotiq.

Në deklaratën e OJQ-së, thuhet se misioni evropian ka dështuar në monitorimin e institucioneve të Kosovës, sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Kjo organizatë pretendon se ka pasur “torturë policore” ndaj Subotiqit.

Lidhur me rastin ka reaguar Policia e Kosovës.

Organet e rendit e mohojnë se ka pasur dhunë ndaj personit të fjalë.

PK-ja sqaron në detaje rastin e arrestimit të qytetarit serb.

Për më tepër, policia e ka ftuar edhe Inspektoratin e Policisë për hetimin e rastit, lidhur me pretendimet se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë.