Një aksident me fatalitet e 22 tjerë me të lënduar, brenda 24-orëve

E publikuar: 27/10/2024 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku me fatalitet e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend.

Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24 aksidente të tjera, me dëme materiale.

Gjithashtu u shqiptuan 1 mijë e 703, njofton policia.

Aksidenti me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.