Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Mes tjerash në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë.”
Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.
“Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Presidentja Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së. Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.”