Pas skandalit të Ministrisë së Jashtme, që ka të bëjë me shërbimet postare diplomatike, e që MPJD-ja dha “arsyetimin” e saj, ka reaguar deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra.
Ajo tha se tenderi ishte dhënë me çmim katërfish më të shtrenjtë, ndërsa tha “mos u përgjigjeni”, sepse sipas saj “këto që po dalin çdo ditë dhe nga secila derë institucionale, na e jepin përgjigjen më së miri”.
“406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve – të humbura. Tenderi ishte dhënë me çmim katërfish më të shtrenjtë. A ka ndonjë ministër që din me ba punën qysh duhet në këtë Qeveri? Mos u përgjigjni: këto skandale që po dalin çdo ditë dhe nga secila derë institucionale, na e jepin përgjigjen më së miri. Sa të paaftë!”, shkroi Deliu-Kodra në Facebook.
MPJD-ja, u detyrua t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas.
Për pasojë, aktualisht, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kanë shkuar në destinacion.