Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

E publikuar: 25/10/2024 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Albin Kurti, do të pres në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi nis nga ora 11:00 dhe mbahet në godinën e Qeverisë.

Von der Leyen ka nisur një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, ku deri më tash ka vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.