E tha më në fund, Sara Hoxha pranon ndarjen nga Ledri Vula

E publikuar: 22/10/2024 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sara Hoxha, partnerja prej kohësh e reperit të njohur Ledri Vula, ka pranuar publikisht ndarjen nga artisti.

Lajmi ka qarkulluar prej disa kohësh në media, por konfirmimi erdhi vetëm gjatë një interviste të fundit në një emision radiofonik në Top Albania Radio.

Gjatë intervistës, Salsano Rrapi, një nga moderatorët, e ngacmoi Sarën me një batutë që nuk la vend për dyshime.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja,” i tha ai me një buzëqeshje ironike, duke tentuar ta mbajë bisedën të lehtë.

Sara nuk ngurroi t’i përgjigjej me një ton të qetë dhe të matur, por që konfirmoi spekulimet.

“Po, po kështu po më thonë,” u përgjigj ajo, duke dhënë një përgjigje që la të kuptohej se ndarja është tashmë realitet.

Ndarja e çiftit ka qenë një temë e nxehtë në mediat rozë shqiptare për disa kohë, pasi ata kanë qenë një nga çiftet më të përfolura.