Osmani takon ambasadorin e SHBA-së në OKB: Folëm për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për paqe e siguri në rajon

E publikuar: 22/10/2024 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Këtë, Osmani e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ajo tha se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.

”Në takim me Ambasadorin Robert Ëood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon.” – njofton presidentja.