Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në “X”.
Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
“Presidentja Ursula von der Leyen në Kosovë: takohet me Presidenten Vjosa Osmani Sadriu; takohet me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit Evropian.
Pas Kosovën, Von Der Leyen do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takohet me liderët atje. Para Kosovës e Malit të Zi, Von Der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.