O’Brien: Dërgimi i Asociacionit në gjykatë zotim bazë, nuk e presim vetëm nga Kurti e kanë premtuar edhe kryeministra tjerë

E publikuar: 21/10/2024 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

“Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova.” – tha O’Brien.

O’Brien theksoi se Asociacioni është mënyrë që komunat e ngjashme të shkëmbejnë përvoja dhe të flasin se si do t’i trajtojnë problemet.

“Asociacionet janë shumë të zakonshme në Evropë, sa e dijmë ne, janë mbi 400 asociacione të tilla nëpër tërë Evropën. Asociacioni nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër, por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim ne në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë.” – tha O’Brien në “Politiko” në Kanal 10.

Ai theksoi se është çasti që qytetarët serbë të jetojnë plotësisht në Kosovë, prandaj sipas tij “është e rëndësishme që Kosova duhet të dërgojë Asociacionin në Kushtetuese, derisa theksoi se “ai shihet si diçka normale në tërë Evropën”.