Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
“Në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë.” – tha Hoxha për media.
“Për detaje tjera do të njoftoheni nga kompetentët pas raportimeve shtesë.”