Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka prezantuar Raportin final për Vlerësimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas të ASK-së nga tre mujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, vlera e papunësisë ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind.
Ai ka sqaruar se te burrat papunësia ka rënë nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërsa te gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind.
Përderisa, sqaroi se prej punësimeve nga “Superpuna”, 51 për qind ishin vajza.
“Qasja strategjike është në tri fusha kryesore. Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, avancimi i barazisë gjinore përmes arsimit dhe shëndetësisë cilësore e gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht bëhet promovimi i të drejtave të barabarta në vendimmarrje, paqes sigurisë dhe drejtësisë. Të gjitha këto së bashku përbëjnë platformë solide për Barazi Gjinore”.
“Raporti i sotëm tregon që përmes punës së bashku kemi përparuar në përmirësimin e këtyre kushteve. Së pari në fushën e fuqizimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, kemi punuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë e sidomos për grupet e cenueshme. Sipas ASK nga tre mujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, pra për dy vite, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind, kjo me punësim të ri dhe me formalizim të punës. Burrat nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërkaq gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind”, u shpreh Kurti.
“Prej punësimeve nga ‘Superpuna’, 51 për qind janë vajza. Kemi mbështetur mbi 2600 të punësuar përmes platformës Qeveria për familjet, prej tyre 55 për qind gra”.