Krasniqi i prerë thotë se “nuk ka rrugë” me Lëvizjen Vetëvendosje

E publikuar: 19/10/2024 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi tha se “nuk ka rrugë” me këtë subject politik.

Krasniqi tha se ka qenë “spin” nga kundërshtarë politikë ajo që u paraqit si përafrim PDK-VV, në takimin e mbajtur muaj më parë.

“Po mirë u mundu me u spinu ndryshe, ka qenë qesharake. Me mendu dikush që për dy orë muhabet mes meje e Kurtit, mundet me u tejkalua hendeku gati dy dekadësh, nuk ka racionalitet. Vija të kuqe as para 10-15 vjete, për parim”, tha Krasniqi.

“Na nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Vullnet s’ka. I kanë fshi vijat e kuqe secili me rend, i ka fshi LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Vetëvendosja. E ne s’i kemi vendos, e për atë s’kemi pas çka me fshi. E te Vetëvendosja, nuk shoh rrugë me bë koalicion me ta. Nuk shoh rrugë të politikës. Ne kemi dallime enorme.” – tha mes tjerash Krasniqi.