Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive.
Kurti ka thënë se Scholzit i shprehu falënderime për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë, për Kosovën.
“Me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, qoftë në Prishtinë apo në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive. Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian. E falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.” – shkroi kryeministri Kurti.
Shkrimi i plotë: