Murati thotë se Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë

E publikuar: 14/10/2024 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport të TradinEconomics.

Sipas tij, ky inflacion ka ardhur edhe në vendin tonë pasi që e ka prekur të gjithë botën,

Murati në Facebook, ka shkruar se në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023.