Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.
Tahiri tha se partitë opozitare kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të vendit duke qeverisur.
“Nuk ka garancë, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti. Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, për Klan Kosova.
“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri.