Haradinaj: Kurti po ia lanë borgjet Vuçiqit, me Radojiçiqin s’kam biseduar që nga 2018

E publikuar: 11/10/2024 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka zhvilluar asnjë komunikim me Millan Radojiçiqin që nga viti 2018, kur Policia realizoi një bastisje në banesën e tij.

Haradinaj, tutje ka thënë se marrëveshjet me Radoiçiqin janë larje e borxhit të Kurtit ndaj Vuçiqit.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe janë koordinuar për Ligjin për pagat minimale dhe përjashtimin nga Ligji i pagave të veteranëve.

“Kushdo që ka çfarëdo të dhëna, i lus t’i qesin. Në kohën kur kam qenë unë kryeministër, nga ajo kohë nuk kam pasur asnjë komunikim. Një njeri i ikur nga Kosova pa fuqi në Kosovë na u ringjallë me ardhjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai mbërrijti të bëhet faktor përkundër faktit që ishte i ndjekur, u fut në listën e zezë te ShBA-së. Arriti të lidhi marrëveshje me Albin Kurti 2018 ka qenë i ndjekur nga Qeveria Haradinaj, tani Radojiçiq u bë faktor i Albin Kurtit”, ka thëne ai, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.