Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, tha se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.” – shkroi ndër të tjera ai.
Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviq, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator.