Osmani në takim lamtumirës me Ulutashin e rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me KFOR-in

E publikuar: 10/10/2024 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e Ulutashit, në funksion, sipas saj, të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet.” – thuhet në njoftimin e presidencës.

E para e shtetit gjatë këtij takimi bëhet e ditur se e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in.