Messi lançon linjën e tij të parfumeve, kaq kushton

E publikuar: 09/10/2024 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka lançuar linjën e tij të parë të parfumeve, duke ndarë një video promovuese në Instagram, ku ka mbi 500 milionë ndjekës.

“Jam shumë i lumtur që të prezantoj parfumin tim të parë. Ai është i disponueshëm në shitësit kryesorë të parfumeve në botë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë.” – shkroi Messi.

Në klipin promovues, përshkruhet se “Aroma Leo Messi” është krijuar për të provokuar një lidhje të thellë emocionale, duke kapur thelbin e Messit si kampion bote, baba dhe zotëri.

“Ky parfum krijon një ekuilibër harmonik midis freskisë gjallëruese dhe ngrohtësisë.” – theksohet në përshkrim.

Parfumi “Leo Messi Eau De Parfum” (100 ml) kushton 95 euro, ndërsa seti i dhuratave është në dispozicion për 110 euro. Ky hap i ri i Messi-t në botën e modës dhe parfumeve tregon përzgjedhjen e tij për të shprehur stilin dhe personalitetin e tij edhe përmes aromave.