Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Kryeministri Albin Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që futen nga Serbia.
Hovenier e ka quajtur si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.
Pleased by the decision of the Government of Kosovo to lift the ban on finished goods imported from Serbia. This is an important step in the right direction for 🇽🇰 on its path towards European integration. We appreciate our international partners for their continued efforts to…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 8, 2024