Policia e Kosovës arreston një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare

E publikuar: 07/10/2024 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren.

Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet, njofton policia.

“Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me aktvendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, konfirmon policia.