Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

E publikuar: 07/10/2024 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %.

Mirëpo me këtë rritje nuk po pajtohen vetë pensionistët, madje ata kanë paralajmëruar protesta.

Kryetari i Shoqatës së Pensionisteve të Kosovës, Njazi Gashi, ka thënë se me këtë rritjen një person që ka pensionin bazë 100 euro i ka 40 bukë më shumë në muaj.

“Nëse e konvertojmë rritjen në bukë,a atëherë del se pensionistëve bazik që e kanë pensionin 100 euro i kanë 40 bukë ma shumë për një muaj, kurse shpenzimet tjera për barna, rrymë etj dihet që nuk shansa me i mbulu. Vendim i njëanshëm. Pensionistët janë të indinjuar të mllefosur për këtë vendim, dhe normalisht që bënin presion që ne të shprehim pakënaqësi në mënyrë demonstrative para Qeverisë dhe ne do të shikojmë për një mundësi të tillë.’’ – tha ai në Teve1.

Vendimi për rritjen e pensiove është kritikuar nga ana e opozitës.