Osmani takohet me presidentin kroat, falënderon Kroacinë për mbështetjen

E publikuar: 07/10/2024 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Osmani ka shkruar në Facebook, se me homologun kroat ka pasur një takim gjithnjë përmbajtësor.

“Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Muaj më parë, Osmani ishte në vizitë në Kroaci e ftuar pikërisht nga Zoran Milanovic.

Atëherë, presidenti kroat kishte thënë se mbështetja ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës nisi fuqishëm, por më pastaj nisi të binte – duke thënë se në rastin e Kroacisë ka qenë e kundërta.