Miftaraj: Pagat për vete i ngritën rreth 400 euro, pensionistëve 20, pushtet hajgare

E publikuar: 07/10/2024 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit për Drejtësi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj këtë rritje e quajti të padinjitetshme, duke shtuar se me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj.

“Sidoqoftë pagat për vete i patën ngrit përafërsisht 400 Euro ne fillim. Pushtet hajgare dhe mosmirenjohes”, tha ai.