Kurti e Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

E publikuar: 04/10/2024 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes në Suharekë.

Në përurim morri pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Të tre së bashku kanë vizituar objektin e çerdhes për të parë nga afër investimin e bërë./EO