Afera e grurit – Prokuroria konfirmon intervistimin e Ridvan Muharremit “si i pandehur për një çështje në hetim”

E publikuar: 04/10/2024 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se po interviston biznesmenin Ridvan Muharremi, emri i të cilit u bë i njohur për skandalin me rezerva shtetërore.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se ai është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë dhe se i njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Muharremi ishte arrestuar para një viti, lidhur me aferën e rezervave shtetërore.