Hoti: Ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm

E publikuar: 30/09/2024 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm dhe duhet ta procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës pa asnjë vonesë.

Hoti, i jep të drejtë SBASHK-ut, që dorëzoi sot në Kuvend peticionin me 20 mijë e 458 nënshkrime të qytetarëve për ndryshimin dhe plotësimin e “Ligjit për skemat pensionale”.

“Ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e shumë punëtorëve lidhur me përvojën e punës për shkak të viteve të 90-ta. Secilit duhet t’i njihet e drejta për pension të dinjitetshëm.  Të gjithë të punësuarit që arrijnë vitet e duhura të përvojë së punës duhet të gëzojnë pensionin përkatës, e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas gjithë atyre viteve punë”, shkruan Hoti në Facebook.

“Është obligim i të gjithë deputetëve që sa më shpejt ta miratojmë këtë ligj dhe tu mundësojmë pensione atyre që kanë shërbyer në kohët më të vështira për vendin”.