Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneral Imri Ilazit.
Në telegramin e ngushëllimit të presidentes është thënë se gjeneral Imri Ilazi ishte një personalitet me vlera të larta kombëtare, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe njëri ndër udhëheqësit e shquar të TMK-së e FSK-së. Ai dha kontribut të rëndësishëm në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të FSK-së
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-eprorit të lartë të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Gjeneral Imri Ilazi.
Gjeneral Ilazi ishte një personalitet me vlera të larta kombëtare, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe njëri ndër udhëheqësit e shquar të TMK-së e FSK-së. Ai dha kontribut të rëndësishëm në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të FSK-së.
Si lider ushtarak profesionist shërbeu në detyra shumë të rëndësishme me përgjegjësi të lartë, duke reflektuar vlerat më të larta të patriotit dhe ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe FSK-së!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Gjeneral Imri Ilazin!
E pikëlluar!
Vjosa Osmani- Sadriu
Presidente e Republikës së Kosovës