Skemat Pensionale, SBAShK-u dorëzon nënshkrimet për miratimin e projektligjit

E publikuar: 30/09/2024 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se zhvilluan edhe takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai shtoi se Konjufca u premtoi që brenda kompetencave të tij, do të angazhohet që kjo nismë të shkon me kohë te organet gjegjëse, në mënyrë që sa më shpejt të kaloj në parlament.

“Sapo dolëm me kryetarin e Kuvendit e njoftuam për iniciativën qytetarë që janë arritur për një kohë shumë te shkurtër të mbledhim 20 mijë 606 nënshkrime. Ne filluam me këto nënshkrime për të zënë procedurat lidhur me  nismën legjislative të qytetarëve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Kryetari na përgëzoi për angazhimet që i kemi bërë duke vlerësuar punë të madhe mbledhjen e nënshkrimeve po ashtu na premtoj që brenda kompetencave të veta do te angazhohet qe të shkoj në organet gjetëse, tek komisionet dhe KQZ-ja, në mënyrë që sa me shpejt të fitojë të gjitha këto mbështetet dhe të kalojë në parlament. Besoj që edhe deputetët e pozitës dhe opozitës do ta votojnë këtë, kam folur me shefat e grupeve parlamentare dhe kemi marrë mbështetje. Po bëjmë të mire për një shtresë të ndishme dhe ka nevojë më të madhe nga shteti, është fjala për pensionistet dhe shpresoj që viteve të 90-ta do t’iu kthehet si e drejtë e garantuar punëtorëve të arsimit por ne po angazhohemi edhe për ata që janë dëbuar nga puna. Po angazhohemi që të njihen edhe viteve 2000 dhe 2001 deri në krijimin e TRUST-it”, theksoi Jasharaj./eo