Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë

E publikuar: 26/09/2024 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Barrow, derisa po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ajo deklaroi se e patën një diskutim të frytshëm.

“Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani.