Këngëtarja e njohur humb ndjenjat gjatë performancës /Video

E publikuar: 25/09/2024 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e shquar greke Marinella ka humbur ndjenjat kur po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.

Gjatë këngës së tretë të saj ajo ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spital, ku po i nënshtrohet analizave, ndërsa sipas informacioneve fotoja e parë klinike që mjekët kanë shfaqur është një goditje celebrale.

Klikoni këtu për VIDEO

Marinella, emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou, ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të veçantë në disa zhanre të muzikës greke. Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial,shkruan TCh.

Ajo shquhet për diapazonin e zërit dhe timbrin e saj unik si dhe për ekspresivitetin e saj të madh në performancat në skenë. Me të drejtë ajo zë vend tek interpretueset më të mëdhenj të këngës greke. Pas kësaj ngjarje koncerti u anulua.