Nga Milaim Zeka
Nja dy fjalë për Artan Abrashin dhe Blerim Isufin.
Artani, i shkolluar dhe trajnuar nga shkolla e Kumrovcit, me drejtor Albin Kurtin, dhe kordinatore Albulena Haxhiun, paska sulmuar sot Prokurorinë Speciale, me në krye Blerim Isufin.
I dashur Artan, prokurorë të Kosovës, me urdhra nga politika, në të kaluarën kanë bërë masakra duke arrestuar njerëz totalisht të pafajshëm, ama shefat e tu, kurrë nuk kanë reaguar. Ju reagoni vetem kur ju digjet bishti.
Keni ardhur me parullën jo kundër Zajednicës, por “hajnat ne burg”! Ju e keni ditur fare mirë se pakkush nga taborri juaj ka biografi të ndonjë lufte per liri dhe pavarësi te vendit tonë. E mashtruat popullin se nuk do të vidhni, ju dolët 100 fish ma hajna sesa ata që ishin në pushtet. Kjo eshte arsyeja pse jemi zhgënjyer me qeverine tende rekordmene në hajni.
Thoshte Baba Albin që “nuk ka punësime familjare dhe partiake”, po në realitet fort ma mut se ata që ishin e keni bërë. Nuk ka bord që nuk e keni uzurpu. Nuk ka ndërmarrje publike qe nuk e keni përdhunu me militantë të VV-së. Keni thyer rekord me tendera njëburimorë. Populli mbase nuk e kupton çka do të thotë kjo, ama Blerim Isufi dhe prokuroria po. Keni vjedhur rrymë, deri te rezervat shtetërore. Çka nuk keni ba zi e terr në këto katër vite. Na keni hasmëruar me sponsorët kryesorë të lirisë së Kosovës. Bota po tallet me juve!
Artan, vetëm një send nuk keni arritur ta bëni: Nuk e keni kapë Prokurorinë dhe gjykatat. Kot e kërcënoni Blerim Isufin. Ai nuk i është trembur Serbisë, nuk ju trembet as juve.
Ndërtoni ndonjë shkollë, ndonjë çerdhe, ndonjë rruge, ndonjë spital, ndonjë azil për te moshuar, e mos u merrni me drejtësi, sepse nuk ju ecën. Ju e dini kete gje, por deshironi t’i aresyetoni te gjitha deshtimet e këtij katërvjeçari…!!!