Këshillat e profës për gazetarin e ri!

E publikuar: 20/09/2024 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Mentor Kikia

– O profë, më tha nje student njëherë, se po mbaroj shkollen e do filloj pune në nje portal, por se mora vesh tamam k’të dallimin mes lajmit që përbën “interes publik” dhe lajmit që “i intereson publikut”. Na e ka sqaru nje here ai profja i Raportimit, po s’e kam fiksu. A ma shkoqit pak?

– Po more, i thashë.

– Lajmet që perbejne interes publik lidhen me papunësinë, çmimet, pagat, spitalet pa ilaçe, shkollat, rrugët, plehrat, kërkesa e llogarisë ndaj Qeverisë, korrupsioni, drejtësia, krimi etj.

– Lajmet që i interesojnë publikut lidhen me, kush u martua, kush u nda, kush u kap me dashnoren/dashnorin, kush nga deputetet ishte veshur më bukur ne seancën e djeshme, si ishte vesh moderatorja X mbreme, si i rrinte minifundi dhe xhaketa, si e çau rrjetin Vipja X, si i vuri zjarrin plazhit Vipja Y, si i cmend fansat vajza e ministrit me bikinit provokuese, cfare makine ka dashnorja e atij trafikantit te droges, ku po i kalon pushimet vajza hot e deputetes, si u zune e u shane ata qe ishin ftuar mbreme tek ai emisioni, si i rrinin cicat e reja kengetares qe prezantoi videoklipin e ri… dmth keshtu gjerash.

– Për të parat profë s’ia ndjen njeriu, ndërsa me kto te dytat merr shume klikime. Me kto do merrem unë.

– Pikërisht, ndaj t’i shkoqita me mirë kto të dytat. Madje nje titull ta gjen profja që tani: “Këngëtarja X prezanton këngën e re. Ekspozon të pasmet bombastike”.
Unë s’kam moshë më për këto gjëra, por të isha në moshen tuaj do hapja nje emision, “SH & SH” do ta quaja.

– E ça do të thotë kjo o profë?

– “Sherr dhe shalë” të keqen profja.

– Ka shumë si kto o profë, por mund ta testoj njëherë.