Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje propozimin e Nënkryetares Jehona Lushaku Sadriu për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro.
Sipas Lushaku-Sadri, ky vendim mbulon shpenzimet e mini kuzhinave në pesë shkolla fillore, ku do të implementohet mësimi tërëditor.
“Kjo mbështetje e Komunës është një hap vendimtar për të siguruar vazhdimësinë e procesit të ofrimit të shujtave të ngrohta për nxënësit, ashtu siç është parashikuar në planet tona! Falenderoj të gjithë asambleistët, që unanimisht e përkrahën me votë këtë vendim, që i shërben drejtpërdrejt mirëqenies së fëmijëve tanë në shkolla”, thuhet në njoftim.